What is the BIOS
Çfarë është BIOS?
BIOS, from the name itself (Basic Input / Output System) is a basic system for entry and exit of data. BIOS task is to operate the various devices of the computer, keyboard, hard drive, memory, graphics card (monitor), sound, CD-ROM, floppy disk floppy, clock, fans, etc.. After preparing all these parts, performs some tests to make sure they are ready for the Windows operating system, installed on the hard disk. If all goes well in the BIOS, the computer is ready to continue with the opening of Windows, and if everything goes well with the opening of Windows, still other software, antivirus, internet browser, etc.. until the computer reaches normal condition for use.
BIOS,
prej vetë emrit (Basic Input/Output System) është një sistem elementar
për hyrjen dhe daljen e të dhënave. Detyra e BIOS është të vërë në punë
pajisjet e ndryshme të kompjuterit, si tastierën, hard diskun, memorjen,
kartën grafike (monitorin), të zërit, CD-ROM, disketën flopi, orën,
ventilatorët, etj. Pasi i përgatit të gjitha këto pjesë, kryen disa
teste për t'u siguruar që janë gati për sistemin operativ, Windows, të
instaluar në hard disk. Nëse gjithçka shkon mirë në BIOS, kompjuteri
është gati për të vazhduar me hapjen e Windows, dhe nëse gjithçka shkon
mirë me hapjen e Windows, vazhdojnë softueret e tjera, si antivirusi,
shfletuesi i internetit, etj. deri sa kompjuteri arrin gjendjen normale
për përdorim.
Do I need to enter the BIOS?
BIOS performs important functions in the computer, and if something goes wrong in the BIOS, the computer fails to enter Windows. For this reason, it is best not to enter the BIOS. BIOS must enter only in rare cases when the computer is not able to configure any new equipment installed.
A duhet të hyj në BIOS?
BIOS kryen funksione të rëndësishme në kompjuter, dhe nëse diçka nuk
shkon mirë në BIOS, kompjuteri nuk arrin të hyjë në Windows. Për këtë
arsye, është mirë që të mos hyni në BIOS. Në BIOS duhet të hyni vetëm në
raste të rralla kur kompjuteri nuk është i aftë të konfigurojë ndonjë
pajisje të re të instaluar.
How to access the BIOS?
Once opened the computer, usually in the first image that comes, will see the button you need to press to enter the BIOS. Depends on the computer, but the usual buttons are ESC, DELETE, F1, F2, F10. Button to enter the BIOS have to enter it in 4-5 seconds after you open the computer, before you see the Windows logo.
Si të hyj në BIOS?
Sapo hapet kompjuteri, zakonisht në figurën e parë që del, do shihni edhe butonin që duhet të shtypni për te hyrë në BIOS. Varet nga kompjuteri, por butonat e zakonshëm janë ESC, DELETE, F1, F2, F10. Butonin për të hyrë në BIOS duhet ta shtypni në 4-5 sekondat pasi hapni kompjuteri, para se të shikoni stemën e Windows.
What can I change in the BIOS?
BIOS can change a lot of options, but as mentioned above, these options are for computer experts who have consulted the manual parent card (motherboard). Below we summarize some of the most pëdorur functions in the BIOS.
Opening sequence (Boot Order) - This option allows you to change the order of devices from which to open the computer. In normal situation opened computer hard disk, but the hard disk may be damaged, so may have to change the computer rankings to open from a floppy diskette or a CD. The computer will control the devices listed in the order, and opens again is correct. In normal condition may be the first hard disk, but if the computer will not wake up from the hard disk, you must set the floppy or CD before the hard disk.Status of Num-Lock - This option controls whether the num-lock button on the keyboard is enabled or not when the computer starts. But the same thing you can do in Windows, without going into the BIOS, follow the steps described here.
USB keyboard (USB Keyboard or USB only) - If you have the keyboard that uses the computer's USB port (cable with head fllashkët), this option must be enabled (enabled). If you have the original keyboard that came with the computer, there is no need to change anything that this option will be enabled by the company.
Çfarë mund të ndryshoj në BIOS?
Në
BIOS mund të ndryshohen shumë opsione, por siç u përmend edhe më lart,
këto opsione janë për ekspertët e kompjuterave që kanë konsultuar
manualin e kartës mëmë (motherboard). Më poshtë po përmbledh disa nga
funksionet më të pëdorur në BIOS.
Renditja e Hapjes (Boot Order) -
Ky opsion të lejon të ndryshosh renditjen e pajisjeve prej të cilave
mund të hapet kompjuteri. Në gjendjen normale kompjuteri hapet nga hard
disku, por hard disku mund të jetë i dëmtuar, prandaj mund të duhet të
ndryshosh renditjen që kompjuteri të hapet prej një diskete flopi ose
një CD-je. Kompjuteri do i kontrollojë pajisjet e renditura sipas
radhës, dhe do hapet nga e para që është saktë. Në gjendjen normale hard
disku mund të jetë i pari, por nëse kompjuteri nuk ndizet nga hard
disku, duhet të vendosni flopin ose CD-në para hard diskut.
Statusi i Num-Lock -
Ky opsion kontrollon nëse butoni num-lock në tastierë është i
aktivizuar apo jo kur niset kompjuteri. Por të njëjtën gjë mund ta bëni
edhe në Windows, pa hyrë në BIOS, duke ndjekur hapat e shpjeguar këtu.
Tastiera USB (USB Keyboard ose vetëm USB) -
Nëse keni tastierë që përdor portën USB të kompjuterit (kabëll me kokë
të fllashkët), ky opsion duhet të jetë i aktivizuar (enabled). Nëse keni
tastierën origjinale që erdhi bashkë me kompjuterin, nuk është nevoja
të ndryshoni gjë se ky opsion do jetë aktivizuar nga kompania.
Password (Password) - This option allows to set up a password in the BIOS. The password appears before Windows password prevents other users to change BIOS to remove Windows, install the new Windows, etc.. For home computers BIOS passwords is not necessary, but if the computer is in a public environment, BIOS passwords can be useful. If you put a password on the BIOS, heed not forget because it is too difficult to remove.
Fjalëkalimi (Password) -
Ky opsion u lejon të vendosni një fjalëkalim në BIOS. Ky fjalëkalim del
para fjalëkalimit të Windows dhe i ndalon përdoruesit e tjerë të
ndryshojnë BIOS, të fshijnë Windows, të instalojnë Windows të ri, etj.
Për kompjuterat e shtëpisë fjalëkalimi i BIOS nuk është i nevojshëm, por
nëse kompjuteri është në një ambjent publik, fjalëkalimi i BIOS mund
t'u hyjë në punë. Nëse vendosni një fjalëkalim në BIOS, tregoni kujdes
të mos e harroni sepse është tepër i vështirë për t'u hequr.
Default settings - If you want to restore the original configuration of the BIOS, or have trouble with the equipment, you can choose one of the relevant options below:
1. Factory Defaults (Factory Defaults) - This is the configuration chosen by the company that produced the computer and is recommended for normal state of the computer.
2. Optimal Defaults (Optimized Defaults) - This configuration selects the options in such a way that the computer is much faster, but can cause problems because it uses equipment to the maximum.
2. Safe Defaults (failsafe Default) - This configuration selects the options in such a way that the computer have much less chance of having problems. This configuration should use in those cases when the computer fails to enter into Windows or put any message on the blue background. This option can be çaktvizojë some device or configure them to work more slowly. Once you solve the problem, it is advisable to fix the default factory
Konfigurimet e Parazgjedhur -
Nëse doni të riktheni konfigurimin origjinal të BIOS, ose keni problemi
me pajisjet, mund të zgjidhni një prej opsioneve përkatëse më poshtë:
1. Parazgjedhjet e Fabrikës (Factory Defaults) - Ky është
konfigurimi i zgjedhur nga kompania që ka prodhuar kompjuterin dhe
rekomandohet për gjendjen normale të kompjuterit.
2.
Parazgjedhjet Optimale (Optimized Defaults) - Ky konfigurim zgjedh
opsionet në atë mënyrë që kompjuteri të jetë sa më i shpejtë, por mund
të shkaktojë probleme sepse i shfrytëzon pajisjet në maksimum.
2. Parazgjedhjet e Padëmshme (FailSafe Default) - Ky konfigurim zgjedh
opsionet në atë mënyrë që kompjuteri të ketë shans sa më të vogël për të
patur probleme. Këtë konfigurim duhet ta përdorni në ato raste kur
kompjuteri nuk arrin të hyjë në Windows ose nxjerr ndonje mesazh në
sfond blu. Ky opsion mund të çaktvizojë disa pajisje ose i konfiguron
ato që të punojnë më ngadalë. Pasi të zgjidhni problemin, këshillohet që
të zgjidhet Parazgjedhja e Fabrikës.
How to get out of the BIOS?
BIOS can usually leave with ESC or F10 buttons. ESC button does not save changes, while the F10 option preserves. Do not restart / turn off the computer at the time you enter the BIOS as this can cause problems.
Should I update the BIOS?
As you already know, the BIOS is very important and it is advisable not disturbed as long as the computer works fine. Give the same advice even companies that issue BIOS updates, because the BIOS update process can leave unusable condition, and therefore can not do anything on the computer. However, updating the BIOS is sometimes necessary to fix some problems. Upgrading should be performed only after the company that produced the computer has identified the problem with the BIOS and show the proper steps to update it.
Si të dal nga BIOS?
Nga
BIOS zakonisht mund të dilni me butonat ESC ose F10. Butoni ESC nuk i
ruan ndryshimet, ndërsa opsioni F10 i ruan. Mos e rinisni/shuani
kompjuterin gjatë kohës që keni hyrë në BIOS pasi kjo mund të shkaktojë
probleme.
A duhet azhurnuar BIOS?
Siç e dini tashmë, BIOS është tepër e rëndësishme dhe këshillohet të
mos ngacmohet për aq kohë sa kompjuteri punon në rregull. Të njëjtën
këshillë japin edhe vetë kompanitë që nxjerrin azhurnime të BIOS, sepse
procesi i azhurnimit mund ta lërë BIOS në gjendje të papërdorshme, e si
pasojë nuk mund të bëni më asgjë në kompjuter. Megjithatë, azhurnimi i
BIOS ndonjëherë është i domosdoshëm për të rregulluar disa probleme.
Azhurnimi duhet kryer vetëm pasi kompania që ka prodhuar kompjuterin ka
identifikuar problemin me BIOS dhe u ka treguar hapat e duhur për të
azhurnuar atë.
No comments:
Post a Comment